Klejsi është vetëm 3 vjeç, por prej lindjes është diagnostikuar me spina bifida, një sëmundje shumë e vështirë që jo vetëm i shkakton probleme me ecjen, por edhe rre zikon ta paralizojë.
“Ka qenë shumë e vështirë dhe gjatë shtatzënisë kam pasur shumë komplikacione, por nuk e dinim se çfarë problemi kishte. Pasi lindi e nisën direkt në Tiranë për ta operuar në shtyllën kurrizore. Nuk na jepnin asnjë garanci, thonin që nuk rrezikon të mos ia dalë dot, pasi djali kishte shumë komplikacione. Falë Zotit ai operacion shkoi mirë, por sapo kaloi pamë që edhe këmbën e kishte me probleme. Nuk mundëm as t’i gëzonim faktit që ai shpëtoi nga ajo e ke qe,” rrëfen me lot në sy Klaodona, mamaja e vogëlushit.
Mjekët në vend nuk e marrin përsipër operacionin dhe e vetmja zgjidhje është që Klejsi t’i nënshtrohet ndërhyrjes jashtë vendit. Sipas mjekëve kjo ndërhyrje kushton 13.000€. Por, familja është në kushte të mjerueshme dhe e pamundur ta shpëtojë të birin.
“Tani bën tentativa për të ecur, mundohet që të rrijë në këmbë, por rrëzohet direkt. E kap këmbën disa herë më dhemb vetëm nga inati që nuk mund të çohet dot.”
Jeta është shumë e vështirë për familjen Seferi, ende nuk dihet nëse Klejsi ka nevojë për dy ndërhyrje kirurgjikale apo tre. Por, familja e tij e ka të pamundur ta përballojë ekonomikisht.
“Doktorët nuk më kanë dhënë shpresë fare, duhet të operohet urgjent më kanë thënë. Nuk kam nga t’ia mbaj më. Jam munduar më shpirt e me zemër që t’i siguroj djalit kushtet, por nuk po mundem dot më. Sepse jam vetëm një krahë pune, kam edhe një vëlla që ka 10 vjet që është me dializë,” shprehet me dhimbje Përparimi.
Përparimi është 30 vjeç, por hallet e kanë plakur para kohe. Një herë në tre muaj ai shkonte në Greqi ku punonte si çoban ose merrej me bujqësi. Por, pandemia e ka lënë pa punë. Jetojnë në fshatin Podgorie në Korçë, ku nuk kanë asnjë mundësi punësimi. Por, koha për Klejsin nuk mund të presë dot më.
“Ai po rritet e gjendja e tij sa vjen e përkeqësohet dhe kur të jemi gati ne financiarisht mund të jetë shumë vonë për atë. Kemi nxjerrë dhe tokën në shitje, por vlera e saj është shumë e vogël. Nuk del as për vizitat, lerë më për ta dërguar jashtë vendit. Ju lutem na ndihmoni!”
Të bëhemi sërish bashkë, për t’i rikthyer jetën Klejsit të vogël.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.