Loading...

E dashura gjen pa shenja jete në banjë ‘body builder-in’ e njohur

Alberto Clementi, një “body builder” i njohur në Itali, vd iq të premten në mbrëmje në shtëpinë e të dashurës së tij në Caorle (Venecia), për arsye që ende nuk janë sqaruar.

Burri 49-vjeçar duket se nuk është ndjerë mirë, ndërsa ishte duke fjetur. Mediat raportojnë se shkoi menjëherë në banjë, ku u gjet i pajetë.

Duke mos e parë atë të kthehej në dhomë, e dashura e tij u përpoq të hynte në banjë, por dera ishte e mbyllur.

Ajo më pas dha alarmin dhe kur mbërriti ndihma e shpejtë, nuk kishte asgjë tjetër për të bërë.

Zj arrfikseve iu desh të th yejnë derën për të hyrë në banjë, ku Clementi tashmë ishte i vd ekur, i shtrirë në tokë.

Karabinierët gjetën disa suplemente e ilaçe dhe sekuestruan disa shishe për analiza. Në trupin e burrit nuk kishte shenja dh une.

Trupi do t’i nënshtrohet au topsisë, edhe pse dyshimet janë që ai të ketë ndërruar jetë nga një sëmundje e papritur.

Clementi, i cili kishte garuar në shumë gara edhe ndërkombëtare, drejtoi një palestër në zonën e Falconera. Ai kishte qenë gjithashtu edhe punonjës i sigurisë në disa lokale dhe klube nate./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com