Loading...

Stresi: ‘Nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj’

Një nga protagonistët e protestave në Tiranë pas vr asjes së Klodian Rashës, nuk ka ndër mend të dorëzohet.

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka deklaruar pak orë më parë në një ultimatum në rrjetet sociale, se do të di gjet Tirana nëse nuk dorëhiqet Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Po licisë së Shtetit.

Edhe pse është në arr ati, i shpallur në kërkim nga po licia, reperi tha se nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj.

“Dorëheqja e Lleshajt nuk është e mjaftueshme. Sepse Klodiani nuk është i pari. Nuk jam unë ai që bëj kërkesat. Unë nuk i marr vendimet vetëm, siç më vijnë informacionet dhe i publikoj. Une shpresoj që të mos ndodhë, sepse jetoj vetë në Tiranë, kauza ime ishte pardje, e nisa i pari dhe do e përfundoj i fundit, shpresoj që Ardi Veliu të iki sa më shpejt, ai është kryesori, ai fshihet pas këtyre, ju betohem kemi informacionet tona. Unë jam me popullin, jam mbështetës”, – tha ai në ‘Abc news’.

Lushaj u shpreh se shteti duhet të marrë masa që të sillet mirë me qytetarët. “Është hera e arë që nxehem kaq shumë. Do të ngrihemi çdo ditë kështu. Do të mblidhemi. Unë nuk dua të jem pjesë e shk atërrimit por ato që e kanë deklaruar, e kanë seriozisht”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com