Disa muaj më parë komentet e moderatorit Arian Çani, bënë bujë pasi u shpreh se Ballkani ka qenë i gjithi helen.
Lidhur me këtë pretendim këngëtarja Rovena Stefa reagoi publikisht, madje ashpër, duke theksuar se nuk ishte dakord me të, madje ka kërkuar edhe bojkotimin e emisionit ‘Zonë e Lirë’.
Fjalëve të saj të ashpra, për të cilat tha se nuk jo vetëm që nuk ishte penduar dhe së asgjë nuk është thënë në gjaknxehtësi e sipër, Rovena Stefa i përforcoi, duke iu qëndruar atyre një për një.
“Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në b urg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu”, tha ajo.
Rovena Stefa e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, më pas, u shpreh se një person publik, nuk duhet të shprehet në mënyrë të tillë, atij ose duhet t’i mbyllet emisioni ose të marr një gjobë.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do të shkonte sërish në emisionin ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja u përgjigj: Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë”.
Më tej ajo tha se shpreson “që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Rovena Stefa./NOA.al