Këngëtari i njohur Ermal Fejzillahu ka humbur sot një prej personave të shtrenjtë të familjes së tij.
Gjyshja e tij ka ndërruar jetë, ndërsa Ermali e dha vetë këtë lajm të hidhur në një postim në InstaStory.
Këngëtari publikoi foton e gjyshes së ndjerë pa shumë fjalë e komente, duke shkruar krahas saj:
“Lamtumirë gjyshe”.
Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të preferuar për të rinjtë shqipëtarë.