Mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje me “Skype” në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora ishte meteorologu Hakil Osmani i cili foli për ndryshimet e motit dhe si pritet të jenë ditët në vijim.
Osmani gjatë fjalës së tij bëri të ditur se dita e sotme dhe dita e nesërme priten të jenë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Ditën e sotme sipas meteorologut do të kemi reshje shiu kryesisht në zonën juglindore të territorit shqiptar.
Këto reshje shiu do të pasojnë dhe ditët në vijim ku i gjithë vendi do të përballet me ulje temperaturash dhe në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.
“E marta mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta. Duke nisur nga dita e mërkurë do të kemi shtim të vranësirave në territorin tonë dhe prezencë të shiut, reshje shiu të cilat do të na shoqërojnë në pothuajse gjithë javën. Duke filluar nga mesdita e ditës së mërkurë dhe deri në fundjavë do të kemi prezencë të reshjeve të shiut në vendin tonë, por nuk përjashtohen dhe reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore, në ato verilindore dhe shumë pak në ato jugore.
Ndërsa,përsa i përket vlerave termike dita e sotme ka regjistruar vlerat minimale në zonat malore -4 °C, ndërsa në ultësirën malore vlerat priten të shkojnë edhe në -5 ose -6 °C dhe maksimumi i tyre do të pësojnë një rritje të lehtë duke bërë që të shkojnë vlerat 15 °C në zonat juglindore dhe jugperëndimore”