Postimet e Elvana Gjatës në rrjetet sociale janë shumë të rralla, teksa prej kohësh ka munguar edhe në muzikë.
Sigurisht një përjashtim këngëtarja e ka bërë ditën e sotme, me rastin e 28 nëntorit kur ka bërë edhe një urim publik në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me një fustan me motive tradicionale, si një shqipe e vërtetë, duke improvizuar edhe krahët e shqiponjës, sikundër mund ta shihni në foto.
“Një komb,një gjak ,një flamur!”– ka shkruar këngëtarja krah fotos.
Postimi i saj ka entuzizmuar shumë fansat e sigurisht nuk kishte si t’i shpëtonte mikut të saj të ngushtë Ermal Mamaqi, i cili i lë gjithnjë komente epike.
Këtë herë ai është marrë me veshjen e saj, konkretisht me krahët e shqiponjës që Elvana i kishte sjell mjaft bukur në këtë look.
“Elvana mos fluturo shumë. Jo se duket që të kanë dalë flatrat në kokë!”- ka shkruar aktori duke shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.
Elvana ende nuk ka reaguar, por presim nga ajo një reagim po kaq epik.
Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por javët e fundit flitet se ajo do vijë në një bashkëpunim me Mozzik. Ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur.
Kujtojmë se, Elvana u rikthye në fund të muajit gusht në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.
Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.
Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re.
Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 10 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.
/NOA.al