Loading...

Presidenti Macron jep lajmin e madh për qytetarët: ‘Krishtlindjet e Vitin e Ri i festojmë me familjet’

Franca ka ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe duke liruar disa masa kufizuese. Pikërisht më 28 nëntor në gjithë Francën rihapen bizneset e vogla, do të lejohet udhëtimi deri në një rreze 20 kilometra nga vendbanimi aktual si dhe do të lejohen edhe aktivitetet jashtëshkollore në natyrë.

Po ashtu ai ka dhënë një lajm të mirë për besimtarët, pasi vendet e adhurimit, kisha apo xhamitë nga e shtuna mund të presin në ambientet e tyre jo më tepër se 30 persona.
Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë. Ndërkohë vijojnë të mbeten të ndaluara tubimet e grumbullimet.

Më 20 janar gjithashtu Macron ka një tjetër plan i cili fillon me hapjen tërësore të të gjithë shkollave të mesme. Ai garantoi se piku i valës së dytë nga COVID-19 kaloi, por frika qëndron tek një valë e tretë. Macron paralajmëron se Franca ka gjasa që mund të shkojë edhe në një Lock-Down lll.

Gjithsesi Presidenti francez do të heqë më datat 24 dhe 31 dhjetor kufizimet e udhëtimit që francezët të mund të festojnë Krishtlindjet e Vitin e Ri me familjet e tyre, por paralajmëron se festat nuk do të jenë si më parë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com