Një grua nga fshati Shëngjin i Shëngjergjit a kuzon djalin e saj se nuk e lejon të jetojë, ndërsa thotë se e ka futur në bagazh të makinës.
Në seancën e ndërmjetësit “Shihemi në Gjyq” ajo thotë se ka humbur vajzën e saj në moshë 30 vjeçare. Dëshira e saj më e madhe është të jetojë në Tiranë, por djali dhe bashkëshorti i saj e kanë lëshuar shtëpinë me qira.
Në vitin 2002 ajo dhe familja e saj ndërtuan një shtëpi në Tiranë. Trëndafilja mban kujtime të dh imbshme nga fshati dhe nuk dëshiron të kthehet atje, ndërsa bashkëshorti dhe djali i kanë kërkuar që të kthehet në fshat.
Ajo është detyruar të marrë një shtëpi me qira, ku nuk ka mundësi as ta paguaj. Një arsye e fortë që e bën të qëndrojë në Tiranë është edhe fakti që vajza e saj është v arrosur aty.
Trëndaflija: Ti nuk më ke lënë të jetoj mor bir, ti më ke future në bagazh të makinës në 5 të mëngjesit kohën e koronavirusit.
Djali: Pse të të lija në rrugë?
Trëndafilja: Pse në rrugë, nëna ka 18 vite këtu, shkojmë pyesim lagjen e Shkozës aty ku kam jetuar.
Djali: Hajde jeto me ne.
Trëndafilja: Biri i nënës nuk më ke lënë të jetoj e lumtur or bir. Pak halle ka nëna, ti nuk e ke patur mendjen tek motra që v diq, por të hidhje shtëpinë. Kemi qe në 2002 që jemi në Tiranë. Nëna ka punuar tek lokali jot tek Bryli 5 vite, pse thua që nëna më ka ndarë që në moshë 15 vjeç.
Djali i trëndafiles nuk pranon në mënyrë kategorike që të lejë të ëmën në Tiranë dhe që t’i lëshojë një dhomë në vilën që kanë. Ai zotohet që të shlyejë b orxhin e të ëmës që ka ndaj zonjës Zana dhe të marrë në fshat të ëmën, por një gjë të tillë Trëndafilja nuk e pranon. Djali mbylli telefonatën me Eni Çobanin me një vendim shumë të prerë nga ana e tij./tvklan.al/