Loading...

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo me kompozitor personal, personin më të shtrenjtë të jetës së saj

Prej vitesh, këngëtarja e njohur Ledina Çelo po jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Vazhdimisht në rrjete sociale ajo tërheq vëmendjen e ndjekësve me jetën e saj super luksoze, shtëpinë moderne e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës.

Ledina është mama e dy fëmijëve, me të cilën ndan shpesh foto e video në rrjete sociale.

Djali i saj duket se ka pasion muzikën si e ëma, ndaj i është përkushtuar më shumë asaj.

Si një kompozitor i vogël, ai ka shkruar muzikë për këngëtaren duke ia bërë zemrën mal.

“Zemra ime po i kompozon këngë mamës”, shkruan Ledina krahas videos.

Disa ditë më parë, Ledina iu rikthye muzikës duke publikuar një këngë të re, e cila titullohet “C’est la vie”.

Me këtë këngë, ajo i ka hequr mallin fansave të saj, të cilëve i kishte munguar prej kohësh.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com