Pasi ka mësuar ndarjen nga jeta të personazhit të njohur në kryeqytet, “Ver Llapa”, ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për të. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se Veri ishte njeriu i mirë, i vërteti i Tiranës.
“Sot mësova se Veri, i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua, por gjithë brezin tim në rritjen e moshimin tonë, Verin që e njihnim jo vetem ne që jemi lindur e rritur e po moshohemi në Tiranë, po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë, sot ka ndërruar jetë e nuk do jetë më mes nesh, – komenton Nora Malaj, e cila vetë e ka kaluar koronavisurin pak javë më parë. – Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri . Ai nuk hyn as te Vipat dhe as te të pasurit, po është identiteti i qytetit tonë, ndaj përshpirtjen për këtë njeri, të shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju! Le të lutemi bashkë vetëm një minutë për shpirtin e të mirit Veri, që të shkojë në Parajsë. Ai ishte njeriu i mirë, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur! Zoti të pranoftë e u prehsh në Paqe”, shkruan ajo në Facebook. /noa.al/