Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ditë më parë u përfshi në një ak sident automobilistik në qytetin e Vlorës.
Media aluduan se Françeska humbi kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe më pas përfundoi e përmbysur në rrethrrotullimin e Nartës.
Modelja shqiptare këtë të mërkurë ka treguar të gjithë të vërtetën duke falenderuar të gjithë ata që e uruan dhe e përkrahën pas aksidentit.
“Zoti ju ndihmoftë, faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta. Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e ak sidentit nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar as alkool pasi çdo test ka dalë negativ”.
“Faleminderit të gjithëve për komentet pozitive dhe dua të përmend që komentet negative të trilluara nuk kanë vend në këtë a ksident pasi diskutohet jeta e një njeriu”.
“Natyra ime moskokëçarëse që në fillim të jetës sime publike më bën mos t’i marr për bazë dhe mbi të gjitha nëse kam të bëj me njerëz jo me kafshë”, ka shkruar ajo.
Françeska Jaçe ishte sot te Kisha e Laçit ku ndezi qërinj dhe u pa gjithashtu, duke u lutur. /NOA.al