Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur Rezarta Shkurta feston sot 34-vjetorin e lindjes.
Ajo mori urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët, që i ndau edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Por në vend që të festojë, Rezarta Shkurta zgjodhi të punojë dhe kjo për të është vendimi më i bukur.
“Ditëlindja më gjeti më bukur se asnjëherë, duke punuar,”– shkroi këngëtarja në një postim në InstaStory.
Aktualisht, Rezarta Shkurta është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar biznesit dhe nuk dihet nëse do ketë një rikthim të saj në tregun muzikor.
Ajo është nënë e një vajze, Herës me bashkëshortin, Ermal Hoxhën.
/NOA.al