Loading...

Pse femrat e bukura janë gjithmonë beqare, ja disa nga arsyet

Femrat e bukura në shumicën e rasteve janë beqare dhe shpesh nuk mungon pyetja nga të tjerët: “si ka mundësi që ti të jesh vetëm”.

Mirëpo kjo e ka një përgjigje, madje disa arsye të forta.

Ajo e di shumë mirë se çfarë dëshiron

Ajo ka mësuar shumë nga e kaluara dhe e di shumë mirë se çfarë dëshiron në të ardhmen.

Ajo dëshiron dikë të pavarur, të suksesshëm dhe të lumtur, ashtu si vetja!

Lista e burrave që nuk i kanë këto karakteristika është vërtet e gjatë, por ajo nuk ka ndërmend ta negociojë atë ose të shtojë ujë në verën e saj.

Ajo nuk pranon të bëjë kompromis.

Nuk pranon të dalë në takim me dikë që nuk ka të ardhme

Këto gra nuk do të humbin kohën dhe energjinë e tyre për të dalë me një burrë me të cilin nuk e shohin veten për një kohë të gjatë.

Ato e shohin këtë gjë si humbje kohe dhe nuk duan të bëjnë diçka mediokre.

Me pak fjalë janë shumë selektive!

Seksi nuk është gjithçka për të

Këto gra nuk dëshirojnë të lidhen me një mashkull thjesht për të plotësuar dëshirat sekusale.

Kjo është diçka që bie ndesh me parimet dhe bindjet e tyre.

Ato preferojnë të bëjnë seks me dikë për të cilin do të kenë ndjenja.

Ajo duket se i ka të gjitha

Një femër e tillë që i ka të gjitha , bukurinë, zgjuarsinë dhe karakterin e fort mund ta tremb një burrë. Këto cilësi mund ta bëjnë të mendojë gjatë nëse duhet të angazhohet në një lidhje serioze me të apo jo.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com