Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas emërimit të Toni Gogut si prefekt të kryeqytetit, ky post u la vakant.
Ndërsa “Parlamentin” e Tiranës, do ta drejtojë tashmë Romina Kuko, e cila mban postin e zv.ministres së Brendshme.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu.
“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, – shkruan Kuko në Facebook. Romina Kuko u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. /noa.al/
Loading...