Kryeministri Edi Rama nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, i ka uruar shërim të shpejtë, drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri, i cili është infektuar me koronavirus.
Rama gjatë takimit i ka uruar shërim të shpejtë edhe shqiptarët që po përballen me sëmundjen e COVID-19.
Ai ka thënë se edhe Spitali i Vlorës ka krijuar një hapësire të nevojshme për të përballuar rastet me COVID në këtë qark.
“I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri po përballet ne këto momente me armikun e padukshëm.
Po ashtu, i uroj shërbim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që në këto momente e kanë këtë sfidë.
Uroj dhe ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, por dhe për vënien në dispozicion të hapësirës së spitalit për mundësinë që të gjendemi në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID-i”, tha Rama.
/NOA.al