Këngëtarja shqiptare, Gjira Kajtazi është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Ajo zbuloi lajmin gati një vit pasi solli në jetë djalin e saj Maël, duke treguar se shtatzënia nuk ishte e planifikuar.
Por pavarësisht kësaj, këngëtarja është më e lumtur se kurrë që do bëhet nënë sërish.
Gjira Kajtazi është në pritje të një vajze dhe mbrëmjen e djeshme ndau me ndjekësit një eko të saj në bark.
Ajo u shpreh se mezi po pret të takojë vajzën dhe i duket kaq e pavërtetë që vogëlushja do vijë në jetë.
Këngëtarja uroi të jetë një shoqe e mirë me të bijë, teksa theksoi se nuk do sillet si një nënë tipike me të.
Ndërsa i kërkoi me shaka që të mos sjellë djem në shtëpi, pasi i ati do i vrasë.
“Më duket kaq e pavërtetë. Mezi pres të takoj vajzën time të vogël. Shpresoj që do jemi shoqet të mira dhe nuk do ndihet e turpëruar apo e zënë ngushtë nga unë në prani të shokëve/shoqeve për faktin se unë kurrë nuk do sillem si një nënë tipike. Dhe të lutem mos sill djem në shtëpi. Babi do të na v rasë”- shkroi Gjira Kajtazi.
Në një mini-intervistë me ndjekësit pak ditë më parë, këngëtarja tregoi se vajza do vijë në jetë në fund të muajit janar por ende nuk ka vendosur për emrin.
“Kemi menduar një emër që ditën kur morën vesh se ishte vajzë, por jam ende duke kërkuar për opsione të reja. Data e lindjes është në fund të janarit,”– shkroi ajo.
/NOA.al