Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës rihter go diti Maqedoninë e Veriut në orën 04:54.
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari.
Mësohet se tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 15 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.