Aktori i humorit, Julian Deda ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Koço Devole.
Në një postim në Facebook, Deda vlerëson krijimtarinë dhe profesionalizimin e aktorit. “Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd. Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prehsh në paqe Artist”, – shkruan Julian Deda.
Regjisori, aktori dhe skenaristi shqiptar Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një beteje të gjatë në spitalin Infektiv me koronavirusin. Ai vuante po ashtu edhe nga sëmundja e leuçemisë. /NOA/