Qeveria e Kosovës ditën e djeshme ka vendos masa të reja anti-Covid, kjo ka bërë që kosovarët të nisen drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
Në fotot e pubikuara nga mediat e Kosovës shihet se pika kufitare në Morinë ka krijuar radhë të gjata të veturave.
Dje Qeveria e Kosovës njoftoi se do të mbyllen të gjitha subjektet afariste dhe bizneset, qendrat tregtare e rekreative, supermarketet, subjektet që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafeteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e Premte) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00.