Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë shndërruar kohët e fundit si një nga çiftet më “trendy” të momentit. Pavarësisht problemeve me policinë, këngëtarja kosovare dhe biznesmeni kanë lënë gjithçka pas krahëve dhe po shijojnë historinë e tyre të dashurisë.
Pak kohë më parë, Fjolla Morina i tha “PO” propozimit për martesë të Fisnik Sylës.
Çifti po e shijon në maksimum dashurinë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e shumta për njëri-tjetrin.
Së fundmi, ai ka publikuar një foto ku shfaqet krah këngëtares dhe krah saj shkruan: “Ndonjëherë, dikush vjen në jetën tënde, ta ndryshon jetën krejt papritur, të rrëmben zemrën dhe të ndryshon përgjithmonë”.
Ndërsa Fjolla e ka ripublikuar foton, duke shkruar “përgjithmonë”, shoqëruar me një emoji zemre. Duket se Fisniku është një djalë shumë romantik, i cili përveç dhuratave, i dedikon edhe fjalë të ëmbla partneres së tij.
Fjolla dhe Fisniku do të martohen së shpejti, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani në Prishtinë. /NOA/