Procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e presidentit të ri në Amerikë vijon.
Ndërkohë sipas një sondazhi mbi votuesit hebrenj amerikan, i publikuar nga gazeta izraelite Haaretz ka treguar se mbi tre të katërtat e tyre kanë votuan për Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Sipas sondazhit, kandidati demokrat siguroi 77 % të votave hebraike krahasuar me 21 % të Donald Trump, çka përbën performancën më të keqe të republikanëve në këtë komunitet që prej vitit 2008.
Hebrenjtë Amerikanë tradicionalisht kanë anuar nga demokratët, por këto shifra tregojnë se votuesit hebrenj mbështetën Joe Biden.
Më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar, kanë thënë se pandemia e koronavirusit ishte çështja e tyre kryesore në garën presidenciale të këtij viti, 26% përmendën ndryshimin e klimës dhe 25 % përmendën kujdesin shëndetësor si përparësinë e tyre.
Vetëm 5% e votuesve hebrenj që morën pjesë në sondazh përmendën Izraelin si çështjen më të rëndësishme për ta.
Një përqind tha se Irani ishte shqetësimi i tyre kryesor. Kur u pyetën nëse do të donin të shihnin Shtetet e Bashkuara të hynin përsëri në marrëveshjen bërthamore të Iranit të nënshkruar nga ish-presidenti Barack Obama, rreth 74 % kanë thënë se janë dakord, ndërsa 26 % e kanë kundështuar