Britania është goditur nga një sh përthim tjetër i gripit të shpendëve.
Qindra shpend në një fermë në Kent të Britanisë së Madhe do të shkatërrohen pas “shp ërthimit” të gripit të shpendëve.
Sipas DailyMail, 13,500 zogj, 480 rosa dhe pula në fermën Cheshire do të vr iten për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, ka konfirmuar qeveria britanike.
Shp ërthimi i gripit të shpendëve H5N2 në mjediset e vogla tregtare u konfirmua të hënën.
Një zonë e kufizuar prej 1km është vendosur rreth vendit për të kufizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes, ndërsa kërkimet urgjente janë duke u zhvilluar për ndonjë provë që ajo është përhapur më tej. Shëndeti Publik Angli (PHE) thotë se rreziku për shëndetin publik nga v irusi është shumë i ulët dhe Agjencia e Standardeve të Ushqimit thotë se gripi i shpendëve nuk paraqet rrezik për sigurinë e ushqimit për konsumatorët.
Veterinerja, Christine Middlemiss tha se janë ndërmarrë hapa urgjentë për të kufizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe të gjithë shpendët në fermë do të sh katërrohen.