Loading...

Adele humb 44 kilogramë: Nuk dua të jemë një klon i motrave Kardashian

Transformimi i saj drastik në peshë ka habitur të gjithë botën.

Këngëtarja britanike, Adele ka humbur më shumë se 44 kilogramë dhe duket një yll.

Artistja mesa duket ka filluar të marrë oferta të majme për të reklamuar produkte të ndryshme dobësimi.

Sipas “The Sun”, Adele këto kohë ka marrë oferta nga marka të njohura, kompani televizive dhe firma marketingu për të reklamuar imazhin e saj të ri.

Burime pranë këngëtares kanë thënë se ofertat kanë qenë miliona paund, por ajo nuk ka pranuar, sepse nuk dëshiron të jetë një klon i motrave Kardashian.

Të ketë vallë diçka personale Adele me motrat Kardashian?!

Ndërkaq, Adele ka premtuar se vitin tjetër do të publikojë një album të ri dhe siç duket gjithë vëmendjen e saj dëshiron ta përqëndrojë vetëm tek ky projekt.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com