Loading...

Mrekulli/ Dy vajza nxirren gjallë nga rrënojat, 60 orë pas tërmetit

Dy vajza u nxorrën të gjalla nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Smyrna në tërmetin e fortë që goditi Turqinë dhe Greqinë të premten. Zbulimi ndodhi rreth 60 orë pas tërmetit. Vajzat 14 dhe 3 vjeçe u dërguan në spital. Të vdekurit për shkak të tërmetit janë deri tani 85, ndërkohë rreth një mijë janë të plagosur. Tërmeti me madhësi 6.6 ballë kishte epiqendrën e tij në Detin Egje dhe preku veçanërisht Smyrna dhe Seferihisar në Turqi. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com