Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga Durrësi, i bëri apel të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin.
“Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën”- tha Kryemadhi.
“Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet”,- u shpreh Kryemadhi.
“Edhe pse në këto 30 vite tranzicioni ne kemi bërë gabime, por iu jap fjalën që tranzicioni në LSI ka marrë fund, por nuk do të marrë fund vetëm në LSI. Do të marri fund me 25 prill në Shqipëri, sepse vota juaj, vota e familjeve tuaja, vota e qytetarëve të Durrësit do të jetë avangarde dhe do të jetë lokomotiva e trenit të ndryshimit në Shqipëri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit kriminal, për të dërrmuar njëherë e përgjithmonë këtë farsë të keqe që shkatërroi të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se “sot politika afatgjatë e Rilindjes dhe Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë do të marrë fund”.
“Do të shpopullojmë kr imin nga Shqipëria dhe do të popullojmë Shqipërinë me djemtë dhe vajzat tona, të cilët këta i kanë larguar nga Shqipëria dhe ne do t’i kthejmë. Sepse ne besojmë te ju, ne besojmë te rinia, ne besojmë te fëmijët tanë, ne i duam dhe do t’ju ndihmojmë, do t’ju përkrahim, do t’ju hapim rrugën që ju të ecni të sigurt dhe për të qenë jo vetëm vendimmarrës, por për të qenë zbatues të politikave dhe të realizimit të reformave e strategjive afatgjata, afatmesme për të ndryshuar të ardhmen tuaj dhe për ta ndërtuar atë në Shqipëri”, tha ajo.
