Një ditë pasi presidenti llir Meta ka sulmuar Edi Ramën, duke e cilësuar “qen bir qeni dhe këlysh të bllokut”, kreu i qeverisë i ka kthyer përgjithe me të njëjtën monedhë.
Nga Kukësi, ku ndodhej për të prezantuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, Rama tha se kreu i shtetit është kthyer në një “lolo” dhe pranon se për zgjedhjen e tij ka kontribuar edhe mazhoranca.
“Ilir Meta bashkë me Monikën, ça kërkon? Ça kërkon Meta nga shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat dhe pa bërë sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë dhe kjo është deviza e tij, fut në sherr që të fitojë vetë. E bënë shqiptarët kryeministër, kryetar dhe president, natyrisht, edhe unë edhe ne e bëmë president, por ishte me votat e tij dhe ne s’mund ta linim vendin pa president, – deklaroi Rama. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i tij edhe tek çadra dhe isha shumë i qartë se Meta e kishte vendosur që të hidhej prapë në anën tjetër dhe ne i dhamë një president opozitës, jo lolo… Fakti që ai është kthyer në lolo, nuk ka qenë kështu në të shkuarën, njerëzit edhe rrjedhin edhe lajthisin, por kjo s’mund të parashikohet. Për cilën arsye duhet votuar për partinë e tij. Bashkë me Monikën janë kthyer si çokollata kinder surpriza, kur e hap gjen dy gogolë brenda…”.
Kryeministri u shpreh se aeroporti i Kukësit po bëhet realitet dhe shumë shpejt do ketë linja ajrore që nuk i ka as Tirana dhe as Prishtina.
“Shumëkush pyet përse na duhet një mandat i tretë? Përse unë kërkoj së bashku me skuadrën time një mandat të tretë për PS? Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse kthesa që kemi marrë dhe tani kemi hyrë thellë për të dalë në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër nuk mund të zmbrapset, sot kur gjithçka ka filluar të marrë formë si ky aeroport. Përfytyroni sikur PS e lë në mes këtë punë do të ndodhë më Shqipëri e njëjta gjë që ndodhi me rrugën e Kombit.
Shumë kush ka rrezikuar në rrugën e Kombit, ku u kthe në burim aksidentesh. Shikojeni sot çfarë po ndodh me rrugën e Kombit. Është një ndryshim cilësor i standardeve, i mënyrës së të projektuarit dhe të ndërtuarit në çdo funksion të çdo kalimtari. Shikoni se sa vepra arti ka gjatë rrugës, mbikalime apo rrugë dytësore për të lidhur komunitetet deri dje të izoluara. Shikoni çfarë vepre e jashtë zakonshme historike është bërë.
Thonë aeroporti ishte gati, por nëse do të kishte gjysmë gati parafytyroni se sa herë do ta kishte inauguruar Saliu. Ishte një pistë e ndërtuar me bujari të madhe nga mbreti i Emirateve të Bashkuara dhe e asistuar këtu nga vetë princi i kurorës, por u ndërtua në atë kohë të ulur thjesht mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova.
Nuk ishte një pistë që mund të shërbente si aeroport Kombëtar. Sot është një kantier i madh, në punë intensivisht. Pasi janë zgjidhur problemet me të gjitha banorët
Është një ambicie shumë e madhe , jo vetëm për ata Kuksianët që do t’i sjell këtu me avion. 120 vota PD do ti ketë nga unë. Do të marr ata që kanë sharë më shumë, i ftoj të shajnë sepse kush do të shajë më shumë do të ketë një vend në avion. Ky do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina. Do të krijohen mijëra vende pune. Shumë më thotë çfarë i do aeroportet , kur ne s’kemi bukë, ato janë fabrika zhvillimi, sjellin me vete shumë aktivitete të tjera”, tha kryeministri. /NOA/