Loading...

Bie dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor

Me 96 vota kundër, parlamenti shqiptar ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pavarësisht disa thirrjeve nga zyrtarët e BE, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, maxhoranca rrëzoi dekretin e presidentit.

Kodi i ri Zgjedhor hyn në fuqi pa ndryshimet e kërkuara nga Presidenti Meta. Këto ndryshime u miratuan nga mazhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare. Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta argumentoi më herët: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”.

Dekreti i Metës erdhi pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Teksa rendit arsyet, kreu i Shtetit, theksoi se “qeveria përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kerkon të manipulojë zgjedhjet”. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com