Gratë naftëtare të ngujuara në Qendrën Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit në Ballsh kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë.
Përkundër problemeve shëndetësore që shfaqin, ato mbeten të vendosura për të mos u tërhequr pa marrë pagat e prapambetura.
Thirrjet e tyre nuk munguan as sot për strukturat shtetërore.
“Nuk tërhiqemi! I bëj thirrje Belinda Ballukut, ka ndonjë ndjenjë nëne ajo?
I shikoj në facebook me karkaleca me gjëra. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë, ne jemi në grevë, në grevë kemi edhe familjet. Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka”.
Ato kanë suportin edhe të kolegeve të tjera që mblidhen çdo ditë jashtë së bashku me naftëtarët, të gatshme për ti zëvendësuar në rast se ndonjë prej tyre e ka të pamundur fizikisht.
Ndërsa kryeministri u ka bërë thirrje të ndërpresin grevën për të filluar negociatat, naftëtarët kërkojnë që negociatat të zhvillohen paralelisht me grevën me kërkesën e vetme: Marrjen e 13 pagave të fituara në proces gjyqësor.
/NOA.al