Loading...

Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, reagojnë Rama dhe Presidenca

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me daljen e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri dhe riatdhesimin e tyre në Shqipëri.

Kreu i Qeverisë thotë se nëse planet shkojnë ashtu si është parashikuar, pritet që ditën e nesërme katër fëmijë të mbërrijnë në Shqipëri.

Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë.

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan Rama.

Edhe presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp”, shkruan Blushi. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com