Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, 5 ditë më parë u bekuan me fëmijë.
Arbana solli në jetë një tjetër djalë, duke e bërë djalin e saj të parë, Jonin, me vëlla.
Çifti zgjodhi për të voglin emrin më të veçantë shqiptar, duke e quajtur Diell.
Së fundmi, Eduarti i ka bërë një dhuratë mjaft të veçantë partneres së tij.
Eduarti i ka dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj.
Ajo e ka pubikuar këtë moment në një video në rrjetet sociale.