Loading...

Tërmeti me magnitudë 5.2 ‘shkund’ Greqinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka go.ditur Greqinë mbrëmjen e djeshme, në orën 23:00. Mësohet se epiqendra ka qenë në detin Jon, në jugperëndim të Patras. Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km.

Ndërkohë, pas këtyre lëkundjeve sizimike të fuqishme, po në detin Jon ka rënë një tjetër tërmet. Lëkundjet sizmike me magnitudë 3.2 janë regjistruar 03:40 të mëngjesit të sotëm në jugperëndim të Patras, me një thellësi prej 2 km.
Banorët e Patras dhe zonave përreth kanë ndjerë lëkundjet e forta sizmike. Deri më tani nuk raportohet për persona të lë.nduar apo dë.me materiale, por qytetarët janë fri.kësuar shumë. Në komentet në rrjet ata shkruajnë se tërmetet kanë zgjatur për disa sekonda dhe kanë qenë shumë të fu.qishëm, sa i zgjuan edhe nga gjumi.

Muajt e fundit Greqia është tro.nditur nga një sërë tërmetesh. Më 1 tetor tërmeti me magnitudë 5.2 i shkallës rihter go.diti sërish Greqinë. Epiqendra e tij ishte 32 km në veriperëndim të Nisyros. Fatmirësisht nuk pati persona të lën.duar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com