Gala, vajza e Robert Aliajt, ishte në një lidhje direkte me skype te “Rudina”, në Tv Klan.
Ajo dha intervistën e parë ekskluzive pas fitores së “The Voice” në Belgjikë.
Gala tha se nuk e priste të ishte fituesja, sepse në fakt kishte shkuar vetëm për t’u argëtuar.
“Kur dëgjove emrin tënd në ato momente, e kujton dot emocionin?”, e pyeti më tej Rudina.
“Thashë What the f*ck”, u përgjigj vajza e Robertit, një përgjigje që habiti moderatoren. Ajo qeshi, duke “i tërhequr vëmendjen”. “Uau! jemi në televizion Gala”, tha Rudina.