Loading...

Rama në Gjermani, kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë

Nga Mynihu, në Gjermani, gjatë fjalës që mbajti në Forumin Europapark, Kryeministri kërkoi fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke folur me metafora dhe krahasime, u shpreh se “një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve”.

Sa i përket skepticizmit të Holandës dhe Francës, Kryeministri mohoi se ka një krim shqiptar. Sipas tij, qasja e dy vendeve lidhet me problemet e tyre të brendshme.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve.

Pastaj krimi shqiptar. Dëgjoni, kur bullgarët donin të hynin në BE, gazetat shkruanin se ata do përpiqeshin t’i vrisnin, ashtu dhe për Rumaninë. Çdo vend që i qaset derës së Unionit duhet të përballet me gjëra të tilla.

Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen.

Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë.

Gazeta thoshte shpërbëhet një tjetër bandë shqiptare, aty ishin vetëm dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinën e drogës.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet.

Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com