Një çift me një diferencë moshe prej 40 vjetësh, edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se janë babë e bijë, shprehen të lumtur nga martesa e tyre.
Bernd Hasenbank, 72 vjeç dhe Julia Straus, 31 vjeç, u takuan në një seminar në prill 2019 dhe, duke përjashtuar një ndarje të shkurtër dy-mujore, kanë qenë të bashkë që prej asaj kohe, sipas “The Sun”.
Ata jetojnë aktualisht në Frankfurt am Main dhe kanë një marrëdhënie afatgjat. Bernd ka tre fëmijë me dy gra të ndryshme nga romancat e mëparshme, dy prej të cilave nuk janë shumë më të mëdha se Julia.
Sidoqoftë, pasi u takuan vitin e kaluar Julia e konsideron burrin e saj një “dashnor të mrekullueshëm”.
“Ne u njohëm në një seminar në prill 2019. Disa vjet më parë, kisha këtë ndjenjë se do të takoja një burrë në të 70-at dhe do të kisha një lidhje shumë të fortë”.
“Gjatë seminarit, pashë Bernd të hynte brenda dhe më pas u ul pranë meje. Dukej sikur e njihja nga një jetë e kaluar”,- tha ajo.
Ka pasur edhe situata të pakëndshme.
Një muaj më vonë, apartamenti i Bernd u dogj, sepse laptopi i Julias shpërtheu.
“Bernd u dogj dhe iu desh të shtrohej në spital. Kjo na afroi akoma më shumë me njëri-tjetrin”,- kujton Julia.
Kur do të riktheheshim në apartamentin e rregulluar, Julia njohu një burrë tjetër në punë dhe nuk u kthye për dy muaj tek unë. Në shkurt të 2019, ajo erdhi tek unë dhe që prej asaj kohë, nuk jemi ndarë më kurrë” – tha Bernd.
I pyetur se çfarë e tërheq tek Julia, Bernd tha se “pamja e saj fizike më tërhoqi shumë në fillim, por gjërat shpejt u thelluan dhe një fushë të gjerë të bukurisë së brendshme“.
Ndërkohë, Julia thotë se nuk ka “vetëm një gjë” që ajo do tek ai, por “tërë qenia e tij”.
“Unë e dua mënyrën se si ai mund të më kuptojë, ndonjëherë më mirë sesa e kuptoj unë veten”.
“Unë e dua mënyrën se si më lejon të ndihem e sigurt dhe si në shtëpi. E dua mënyrën si më mbron. E dua humorin e veçantë. Jeta me të është si një poezi fantastiko-shkencore e viteve ’70 me shumë muzikë’.”
Por ndërsa në pjesën më të madhe, çifti e harron plotësisht hendekun e moshës, ata pranojnë se ndonjëherë ka gjëra që ua kujtojnë.
“Për mua, kur shihem në pasqyrë me syzet e leximit, shpesh i them vetes: ‘Je kaq i moshuar!’, por gjithmonë me një buzëqeshje dhe humor”, tha Bernd.
Julia pranon që në ‘semestrin’ e parë të romancës së tyre, ajo shpesh mendonte për hendekun e moshës, duke shpjeguar: Ndonjëherë ishte shumë e vështirë për mua të bëja dallimin midis paragjykimeve që kisha dhe diçkaje me të cilën me të vërtetë nuk ndihesha mirë.
Por me kalimin e kohës, tha ajo, mund të shoh që hendeku i moshës është si një iluzion dhe nuk e mendoj më aq shumë.
“Mosha është shumë relative. Ndonjëherë ndihem më e moshuar se ai, ndonjëherë ndihem si të jem në të njëjtën moshë me të”.
Edhe pse njerëzit shpesh i ngatërrojnë si babë e bijë, Bernd tha se fëmijët e tij, të cilët nuk janë shumë më të mëdhenj se Julia kanë qenë dhe janë shumë mbështetës të romancës së tyre.
“Unë jam 31 vjeç dhe ai është 72. Ai është më i madh se babai im (67 vjeç, ndërsa mami 60 vjeç), por nuk më bëhet vonë, sepse seksi është i mrekullueshëm”,- u shpreh Julia.
Përsa i përket planit për fëmije me Julia-n, Bernd tha se nuk frikësohet të jetë babai i fëmijës së saj.
/NOA.al