Loading...

Pesë ditë para ditëlindjes, ndërron jetë aktorja e njohur me famë botërore

Aktorja Carmen Sevilla ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare pasi vuajti nga demenca për një kohë të gjatë.

Media spanjolle `El Nacional` konfirmoi se Carmen Sevilla kishte ndërruar jetë vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të nëntëdhjetë.
Në vitin 2012, u njoftua se Carmen ishte në një fazë shumë të përparuar të demencës. Ndërsa më vonë në vitin 2016, u raportua nga të afërmit se se ajo nuk e njihte më as shtëpinë e saj.

Aktorja e nominuar për Oskar, e cila dikur luajti së bashku me Charlton Heston, lindi në Seville, Spanjë, në vitin 1930. Ajo mori famë pas rolit të saj të parë në `Jalisco Sings në Seville` në 1948, ndërsa pas tij Carmen vazhdoi të luante në një numër filmash klasikë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com