Loading...

Plani me pesë pika i opozitës/ Basha: Rama ka vite që nuk i dëgjon shqiptarët

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sërish Kryeministrin Edi Rama për situatën që po kalon vendi, në kohë pandemie.

Më herët kreu i Qeverisë u shpreh se nuk e ka dëgjuar planin me pesë pika të PD-së, dhe që Lulzim Basha thotë se e beson kur ai thotë kështu.

“Zgjedh ta besoj që nuk e ka dëgjuar atë plan, sepse ka vite që nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendet e punës.

Nuk dëgjon biznesin që ka vite që lufton për mbijetesë dhe po falimenton. Nuk dëgjon mjekët që kanë javë që kërkojnë atë që u është premtuar”, u shpreh Basha.

Sipas tij, Qeveria nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar familje dhe bizneset, por paratë i çon për inceneratorë.

Rama, tha Basha, ka vendosur të dëgjojë vetëm ata me të cilët vjedh edhe në pandemi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com