Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës së urisë, duke bërë që gjendja e tyre shëndetësore të rëndohet ndjeshëm.
Mjekja që i vizitoi kërkoi që së paku tre prej tyre të shterohen në spital, për shkak të gjendjes së rënduar të shëndetit, por ka hasur në refuzimin e tyre.
Njëri nga grevistët Pirro Hoxhara, u detyrua të lërë grevën nga ana e mjekëve, për shkak të gjendjes së rënduar, duke u dërguar në spital.
Kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, ka deklaruar se nuk tërhiqen deri në vdekje, pasi sipas tij askush nuk mund të tallet me ta.
“Do të vazhdoj deri në fund. Nuk ka kthim pas nga kjo që kemi nisur. Grevë urie do të thotë të dalësh mbi shëndetin tënd. Dje bëmë një thirrje të qartë për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, jo vetëm kryetarit të opozitës por edhe presidentit të Republikës. Kryeministri e ka në dorë mekanizmën tonë, Luli ka vetëm fjalën. Ai ka zgjidhjen”, u shpreh Dautaj.
Naftëtarët janë futur në grevë pasi pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protestës në Tiranë, askush nuk i priti.
Janë rreth 800 punëtorë të mbetur pa punë pas mbylljes së rafinerisë së naftës, që administrohet nga “Tosk Energji”. /noa.al