Një makinë është dj egur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Lazarat.
Mjeti ishte i parkuar në momentin që u përfshi nga zjarri, ku paraprakisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.
Automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit me iniciale I.B., banues në Lazarat, i cili është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë rreth saj. /noa.al