Ditën e sotme, vëllai i aktorit Julian Deda, muzikanti Mario Deda, feston ditëlindjen.
Në këtë ditë të shënuar për vëllanë e tij, Juli i ka bërë një urim të gjetur, teksa ndan një fotografi nga një video-telefonatë e tyre.
Ai e quan të vëllanë artist, punëtor, ndërsa i bën edhe një kritikë, duke i kujtuar që ti shkurtojë telefonatat e gjata.
“Vëlla, me që ke ditëlindjen sot, po të them diçka. Të du fort, je artist, je punëtor, je i thjesht, je familjar por ke një problem të vogël, çdo telefonatë e jotja zgjat mbi 53 minuta, është shumë o vlla. Fillo shkurtoji pak se u rrite tashti. U bëfsh 100 vjeç Maestro Deda, bashkë me familjen tënde të mrekullueshme. Love you Bro…!”, shkruan Juli. /noa.al