Elhaida Dani prej kohësh jeton jashtë vendit, në Itali, ku jeta e saj artistike ka marrë tjetër dimension.
Për këngëtaren shqiptare duket se nuk karriera nuk është e vemtja! Gjatë intervistës në “ABC e Pasdites”, me moderatorin Ermal Peçi nuk i shpëtuan detajet e këndshme të shtëpisë së Elhaidës për të cilën e komplimentoi.
Ai paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qera apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste.
Me të qeshura të forta këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi të sajën në Itali.
“Sa shumë doni me dit! Është e imja, është e imja”, tha Elhaida duke qeshur.
Ndërsa një kuriozitet i shqiptarëve shuhet, një tjetër ndizet! Në këtë bisedë miqësore e me humor, moderatori Peçi e ngacmon nëse ishte në një marrëdhënie apo jo.
Këngëtarja ka qeshur nga ana tjetër e ekranit duke kërkuar që të kalonte tek pyetja e radhës.
Sakaq, edhe macja e saj në shtëpi shkakton shumë të qeshura. Këngëtarja që korri sukses në Itali disa vite më parë në “The Voice of Italy” prej pesë vitesh po e zhvillon karrierën në vendin fqij.
Impenjimet e saj veç Italisë zhvendosen shpesh edhe në Francë.
/NOA.al