Së paku 16 persona gjetën v dekjen nga emetimi i monoksidit të karbonit, nga një z jarr i rënë në një makineri transportuese në minierën e qymyrit Songzao, pranë qytetit Chongqing në jugperëndim të Kinës.
Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin vetëm një minator të gjallë përpara se ai të asfiksohej.
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Pekinit njoftoi se ka filluar një hetim për të verifikuar shkaqet e ngjarjes së kësaj të hëne.
Vitin e kaluar, autoritetet lokale vendosën gjoba prej 700 deri në 4.200 dollarë për shtatë zyrtarë të minierës të akuzuar për përdorimin e teknikave të papërshtatshme shpërthyese. /noa.al