Loading...

Aktori i humorit Florjan Binaj: Nuk më vjen turp ta them, kam punuar lloj-lloj punësh edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës

Aktori i humorit Florjan Binaj tregon se ka nisur të punojëë në moshë të vogël.

Aktori u shpreh se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të ndihmojë edhe të tjerët.

I ftuar në studion e “Historia e Fundjavës”, gjatë intervistës me Mirela Milorin, ai tha se ka punuar qysh 8 vjeç.

“Kam punuar lloj-lloj punësh, e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës

kur nuk kishte autobusë, nuk më vjen turp ta them, edhe sot e kësaj dite. Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin, edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit”, rrëfeu aktori.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com