Rodrigo Alves u bë viral në rrjet pasi bënte operacione plastike që të dukej si kukulla Ken. Tashmë prej disa kohësh është kthyer nga burrë në grua.
E për këtë transformim i janë dashur 75 operacione plastike. Ndërkohë së fundi ka ndryshuar edhe emrin.
Nga Rodrigo tani quhet Jessica Alves dhe merr herë pas here vëmendjen e të gjithëve.
Të shtunën ajo ka kthyer sytë nga vetja teksa shijonte një natë jashtë në Londër.
Jessica ekspozoi format e saj trupore edhe njëherë tjetër pas operacioneve plastike me një fustan këmishe të bardhë.
37-vjeçarja dukej në formë dhe nuk e ka aspak problem që të tregojë format bombastike.