Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, këngëtari i njohur me emrin artistik Noizy është plot talent. Madje ai e ka quajtur atë “lali i vogël”.
Noizy ka sot ditëlindjen.
“Edhe 100 lali vogël plot talent, Noizy”, – ka shkruar kryebashkiaku i Tiranës, duke e uruar, krahas një prej fotove që ka bërë publike sot në rrjetet sociale me këngëtarin.
Pak ditë më parë Noizy dekalroi se mund të largohet nga Shqipëria, për ta vazhduar karrierën në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë edhe pse muzika e tij përfaqëson një rrymë moderne pavarësisht zërit, teksti dhe melodia, nga kritika, autorë tekstesh dhe kompotitorë, nuk vlerësohen si pjesë e kulturës shqiptare. Madje as si pjesë e ndonjë kulture të njohur dhe me vlera ndërkombëtare.
Nuk dihet se çfarë modeli kulture përfaqësojnë reperat shqiptarë, që duhet theksuar, se veç suskesit të pamohueshëm që kanë arritur, duke krijuar edhe biznese krahas karrierës, kanë pasur edhe mbështetje të mjaftueshme nga autoritetet më të larta të politikës.
/NOA.al