Loading...

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama për lumin Vjosa: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra në distancë për lumin Vjosa.

Ai ka ndarë një fotografi ku shkruan mes “çunave të paparë” siç i quan ai, të rafting dhe eksplorimit të Vjosës, ku nuk kursen shigjetimet ndaj kreut të qeverisë.

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”, shkruan Presidenti.

Ky reagim vjen pasi më herët Rama tha se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shtoi se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”

Më tej tha se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.

Rama deklaroi se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.

“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaroi në mbyllje Edi Rama. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com