Loading...

Ak sident i rëndë/ Makina përp las për vd ekje të moshuarin

Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksi denti mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Korçë-Bilisht, pranë fshatit Neviçisht.

Burimet bëjnë të ditur se emri i vik timës është Hekuran Ramo ndërsa drejtuesi i mjetit Ervin Gega.
Sipas të dhënave personi ka dalë me kalë nga rruga dytësore e fshatit në aksin nacional.

“Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aks ident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vde kjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në momentin që ka dalë në mes të rrugës ka fsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjeti që po kalonte aty ndërsa si pasojë e përp lasjes personi ka gjetur vde kjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com