Ka nisur një rivalitet mes dy televizioneve rivale kombëtare, “Top Channel” dhe Tv Klan”, për dy emisionet rivale të humorit.
Ishte Ben Blushi, drejtori i TCH që ndezi i pari debatet, kur pretendoi se audienca e Tv Klan dhe Klanifornia kanë rënë ndjeshëm.
Aktori Julian Deda reagoi, duke sulmuar drejtorin e Top Channel”, përmes një statusi me titull “Beni nuk ecën vetë”.
Ditën e sotme, para pak orësh, Turjan Hyska, producenti i “Klanifornia” në TV Klan, bëri një postim në Instagram, ku shkruante:
“Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!”.
Ai pretendoi se emisioni rival i ka ardhur fundi. Kujtojmë se “Klanifornia” pjesën më të madhe të aktorëve i ka marrë nga “Portokallia”, duke përfshirë emra si Julian Deda, Dalinda Disha, Gentjan Zeneli etj, ashtu sikurse edhe drejtuesja Marina Vjollca ka qenë më herët pjesë e Top Channel.
Tyrjani dukshëm ironizoi Portokallinë dhe bëri dy postime të tjera që tregojnë statistikat e shikueshmërisë së Klanifornia-s.
Duke marrë parasysh gjithë çfarë është përfolur gjatë kësaj periudhe, për një sërë lëvizjesh dhe largimesh të aktorëve të Portokallisë, megjithëse shumë prej tyre kanë mbetur si “thashetheme” ose “lajme të pavërteta”, si rasti i Salsano Rrapit, i cili konfirmoi praninë e tij në këtë sezon të emisionit, postimi i tij u duk si një lloj ironizimi, meqë u përmend emri i një fruti, që mund të lidhet lehtësisht me emrin e programit, “Portokalli”.
Turjani Hysja tha për “Anabel”, pas reagimeve në rrjet, se postimi nuk ka ndonjë lidhje me Portokallinë.
“Nuk është e vërtetë! S’ka lidhje fare. Unë punoj te Klanifornia”, u shpreh ai.
Megjithatë regjisori i “Klanifornia” duket se ka shmangur debatet, por ironia dhe rivaliteti dukshëm është ashpërsuar mes dy emisioneve rivale të humorit, në fillim të sezonit të ri.
/NOA.al