Barku është pjesa më e vështirë për t’u hequr edhe pas disa muajsh në palestër.
Por ka disa ushtrime të cilat ju ndihmojnë në këtë drejtim.
Mund t’i bëni çdo ditë në shtëpi, ndërkaq ju nevojiten vetëm pesë minuta.
Shtrihuni në dysheme, këmbët le të jenë rrafsh me trupin, dhe shuplakat afër shpatullave.
Mbështetuni në llëra dhe këmbë, qëndroni në këtë pozicion 30 sekonda.
Merrni frymë, çlirojeni trupin, njëkohësisht ngrini duart dhe këmbët, duke u mbështetur vetëm në bark.
Ky është ushtrimi ideal për forcimin e muskujve të shpinës dhe për shtrëngimin e kurrizit.
Kthehuni anash dhe mbështetuni në llërë duke ngritur trupin.
Qëndroni ashtu 30 sekonda, dorën tjetër mbajeni te beli, dhe më pas ndërrojeni anën. /noa.al/