Loading...

Meta gradon ‘Gjeneral Brigade’ kolonelët Ilir Xhebexhia dhe Arben Kingji

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi sot dhënien e gradës “Gjeneral Brigade” për kolonelët Ilir Xhebexhia dhe Arben Kingji.

Kolonel Xhebexhia është me detyrë zv.përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe jorezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit.

Ndërsa kolonel Kingji është me detyrë “Komandant” i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Dekreti i Presidentit është në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”.

Dekreti i Presidentit Meta për dhënie grade “Gjeneral Brigade” për Ilir Xhebexhia dhe Arben Kingji hyn në fuqi menjëherë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com